Hyn për të vjedhur, lëndohet pasi kërceu nga kati i katërt

Kronika April 23, 2017 - 13:06
Dy persona në Prizren kanë hyrë për të vjedhur dhe pasi pronari është kthyer në banesë, ata kanë kërcyer nga kati i katërt, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari po trajtohet në QKUK. Rasti i vjedhjes është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Dy të dyshuar meshkuj kanë hyrë me qëllim për të vjedhur në një banesë pronë e ankuesit mashkull. Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV i banesës, me ç’ rast  ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.