Prishtinë, sulmohen fizikisht dy femra në vendin e punës

Kronika April 22, 2017 - 11:44

Të premten në orën 14:42 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra. Të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku edhe ishin duke punuar viktimat.

“I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”- njofton policia