Kronika

Makina del nga rruga, motër e vëlla në gjëndje të rëndë

Makina del nga rruga, motër e vëlla në gjëndje të rëndë
21 prill 2017 • 18 : 45

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Një makinë e tipit ‘Benz’ e drejtuar nga një 20-vjeçar është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ka dalë nga rruga pasi i riu humbi kontrollin.

Në makinë ishte pasagjere motra e të riut, 23-vjeçarja me iniciale S.D. e cila është dëmuar më rëndë se i vëllai J.D, shkruan Lapsi.al.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulëqizës ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Pasagjerja S.D. është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa i vëllai që drejtonte makinën, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.

Policia po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

 

© zëri.info