Kërcënohet me jetë drejtori i Gazetës Express Berat Buzhala

Kronika April 21, 2017 - 15:53

Drejtori i Gazetës Express Berat Buzhala ka marrë kërcënime me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Në mesazhet kërcënuese që ia ka dërguar, Boshnjaku ka kërkuar që Buzhala mos ta përmend Shpend Ahmetin sepse ai është në gjendje ta vrasë nëse e bënë këtë.

Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime. 

Më poshtë mund t’i shihni kërcënimet që i ka bërë Boshnjaku. 

Buzhala ka bërë me dije se rastin tashmë e ka paraqitur në polici.

Ndërkohë, në një reagim, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Burim Ramadani i ka kërkuar Shpend Ahmetit që të distancohet nga këto kërcënime që i janë bërë Buzhalës.

Image