Lumezi: Rasti i Dafina Zhubit nuk është mbyllur

Kronika April 21, 2017 - 08:18

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve lidhur me rastin e Dafina Zhubit, e cila në shkurt të vitit të kaluar u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë, për të cilën tash së fundmi një institut zviceran konstatoi se ajo është vrarë e nuk ka bërë vetëvrasje, siç kishte konstatuar prokurorja e rastit

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka paraqitur të enjten raportin vjetor të punës, me ç’rast ka vlerësuar se Prokuroria ka bërë punë të suksesshme gjatë vitit 2016, pavarësisht sfidave e vështirësive. Por pavarësisht kësaj, Lumezi ka thënë se gjatë vitit 2017 duhet të punohet edhe më shumë. Në këtë konferencë ai ka folur edhe për rastin e Dafina Zhubit, e cila qe gjetur e vdekur para disa muajsh, me ç’rast ka thënë se ky rast nuk është mbyllur. Përkundrazi siç Lumezi ka potencuar, lidhur me këtë do të kërkohet të bëhet një superekspertizë.

Nga ana tjetër, edhe lëvizja “Fol” në konferencën e mbajtur dje ka vlerësuar se gjyqësori është treguar i suksesshëm në trajtimin e lëndëve kundër korrupsionit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve lidhur me rastin e Dafina Zhubit, e cila në shkurt të vitit të kaluar u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë, për të cilën tash së fundmi një institut zviceran konstatoi se ajo është vrarë e nuk ka bërë vetëvrasje, siç kishte konstatuar prokurorja e rastit. ..​.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)