Kronika

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq (Video)

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq (Video)
20 prill 2017 • 20 : 18

 

Vetëm në një varrezë gjenden trupat e mbi 120 të vrarëve në masakrën e Studimes së Vushtrrisë.

E 18 vite pas kësaj ngjarje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj serbit Zoran Vukotiq, njofton Klan Kosova.

Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Klan Kosova, Zoran Vukotiq akuzohet për krime lufte në fshatin Studime, burgun e Smrekovnicës si dhe në objektet e kooperativës bujqësore.

Dosje prej 300 faqesh me dëshmi për krime në këtë rajon, posedon edhe komuna e Vushtrrisë.

E në shumë faqe të kësaj dosjeje përmendet ky emër.

 

© zëri.info