Vdes këmbësori i goditur nga vetura

Kronika April 20, 2017 - 12:11
Ka vdekur në QKUK qytetari i goditur nga vetura më 17 të këtij muaji në Prizren. Ai ka ndërruar jetë më 19 prill.

Sipas policisë i ndjeri ishte goditur nga një veturë përderisa ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësor.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme dhe dyshohet se nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit në kalimin për këmbësorë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Viktima dërgohet në QKUK për tretman mjekësor në gjendje të rëndë, ku me 19.04.2017 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK” thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit arrestohet dhe dërgohet në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit kujdestar.