Edhe kjo ndodh në Kosovë: I vdekuri ftohet të dëshmojë në Gjykatë

Kronika April 20, 2017 - 08:58

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokatit të Kolë Pukës që dëshmitari Gj.N. të ftohej për të dhënë dëshmi. Në seancë u konstatua se ky dëshmitar ka vdekur para dy vitesh.

Në seancën e kaluar të rigjykimit të ish-gjykatësit Kolë Puka, i cili akuzohet për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, pastrim parash e vepra të tjera penale, avokati i tij, Tahir Rrecaj, i kishte kërkuar trupit gjykues që si dëshmitar të dëgjohej Gj.N., kërkesë që ishte aprovuar.

Mirëpo, në këtë seancë u konstatua se dëshmitari në fjalë nuk do të mund të paraqitet në Gjykatë sepse ka ndërruar jetë para dy vitesh.

Në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokurori Ali Rexha u dëgjua Nasur Ramuka, i cili në fillim i tha trupit gjykues se nuk e njeh Kolë Pukën...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në KALLXO.COM)