Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të narkotikëve

Kronika April 19, 2017 - 14:35

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media tregon se kanë arrëstuar një person të dyshuar për posedim të narkotikëve në Mitrovicë. Policia njofton se janë konfiskuar më shumë se katër kilogramë, një peshore digjitale dhe dy telefona mobilë.

Përmes njoftimit për media, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë. Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.    

I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është:

•Sh. S.                  lindur me 1994                  m/sh/k

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës ë dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë:

•4 (katër) kilogramë e 766 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) gramë, si dhe

•një peshore digjitale  dhe

•dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit,  i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë.