Policia tregon se si ndodhi aksidenti me fatalitet në Ferizaj

Kronika April 19, 2017 - 09:41
Në një aksident trafiku të ndodhur  rreth orës  22:06 minuta në  magjistralen Ferizaj –Prishtinë , ka humbur jetën një person.

Sipas një komunikate të policisë rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë përballë depos ,,Elita”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  SH.H. ( m/sh/k  37 vjeç),i cili  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Prishtinë,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet disa automjete të parkuara në një auto sallon dhe pastaj duke u rrokullisur godet një objekt afarist , me q’rast  ngasësi dhe dy pasagjerët  pësojnë lëndime dhe  nga mjeku në vendin e ngjarjes konstatohet se ngasësi SH.H. ka ndërruar jetë,ndërsa dy të lënduarit dërgohen në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.