'Murat Jashari e Avni Llumnica mund ta përsërisnin atentatin ndaj Vllasit, nëse lirohen'

Kronika April 17, 2017 - 16:44

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Alltene Murseli, ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës si të dyshuar lidhur me sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti.

KALLXO.com ka siguruar arsyetimin e Prokurorisë në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit.

Sipas aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, si një nga arsyet për vazhdimin e kësaj mase përmend faktin se nëse të dyshuarit do të ishin në liri, do të mund të përsërisnin veprën penale.

“Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale nga fakti se i pandehuri Murat Jashari me vetëdije ka dashur ta privojë nga jeta Azem Vllasin duke e cilësuar tradhtar të çështjes kombëtare, ndërsa i pandehuri tjetër, Avni Llumnica, duke i ditur veprimet e Jasharit i ndihmon të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit po të gjendeshin në liri të plotë do të mund të përsërisnin veprën penale”, citon aktvendimi për vazhdimin e paraburgimit kërkesën e Prokurorisë.

Si rrethanë tjetër nga Prokuroria në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit përmendet edhe fakti se dy të pandehurit janë shtetas të Zvicrës dhe se po të gjendeshin në liri do të mund të arratiseshin me qëllim që t’i iknin përgjegjësisë penale për shkak se për veprën që dyshohen parashihet dënim i rëndë...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në KALLXO.COM)