Vdes pas rrokullisjes me kultivator

Vdes pas rrokullisjes me kultivator

SHPËRNDARJE

17 Prill 2017 • 13:08 •
Dje ka ndërruar jetë drejtuesi i një kultivatori si pasojë e lëndimeve nga rrokullisja në Vrellë të Istogut .

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Raportohet se një mashkull shqiptar derisa ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mos përshtatja e  shpejtësisë së lëvizjes me  kushtet e rrugës  ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi si dhe dy pasagjer, viktimat  meshkuj shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net