Godet me veturë fëmijën, ikën nga vendi i ngjarjes

Kronika April 17, 2017 - 12:56

Një person i panjohur në Prizren gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijë dhë është larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klan Kosova.