Zhduket burri nga Shtimja, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer

Kronika March 30, 2017 - 16:32

Një person nga Shtimja raportohet si i zhdukur.

Bashkëshortja e tij ka njoftuar policinë se burri ka dalë nga shtëpia dhe më nuk ka pasur njohuri për vendndodhjen e tij, transmeton Klan Kosova.

Gruaja ka lajmëruar policinë rreth orës 20:30 të së mërkurës dhe prej atëherë policia është vënë në kërkim të tij.