Itali - Shkatërrohet celula xhihadiste, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur (FOTO)

Kronika March 30, 2017 - 09:00

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qëndër të qytetit të Venecias.

4 shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.

Të personat e arrestauar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin.

Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale. /Oranews.tv/

Image

Image

Image