Aksident fatal në Podujevë, humbë jetën 4-vjeçari

Kronika March 29, 2017 - 21:17

Një katër vjeçar ka mbetur i vdekur nga përplasja që mori sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Llugë të Podujevës.

Policia e Kosovës ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në të cilin kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit “Fiat”.

“Këmbësori (4-vjeç, mashkull ) nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

5 orë më parë 

Aksident përballë Kuvendit, lëndohen lehtë tre persona

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.