Range Rover përplas për vdekje biçiklistin (VIDEO)

Kronika March 29, 2017 - 18:42

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në bulevardin ‘’Aqif Pasha’’ në Elbasan.

Aksidenti ndodhi kur një mjet i tipit Range Rover, u përplas me drejtuesin e një biçiklete duke e vënë poshtë rrotave, përcjellë Klan Kosova.

Vetura Range Rover, ka marrë përpara dhe dy automjete të tjera që gjendeshin në parkim.

35 vjeçari në cilësinë e ngasësit të biçikletës, nga plagët e marra ka ndërruar jetë.