Nesër mbahet seanca e dytë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Kronika March 29, 2017 - 16:39

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e dytë në rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.

Aktivistët e kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi, Ardhte Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, nesër në ora 13:00 dalin sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, ba bërë të ditur avokati Gashi.

Sipas Gashit ngritja e kësaj aktakuzës në dhjetor të vitit 2016 është bërë për qëllime politike, për të mbuluar vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari kundër të cilit nuk është gjetur asnjë dëshmi për involvimin e tij në rastin për të cilin është arrestuar, është paraburgosur për 78 ditë pa u marrur asnjëherë në pyetje nga Prokuroria.
Nesër mbahet seanca e dytë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes