Azil kërkuesi e var veten në portin grek

Kronika March 28, 2017 - 18:05

Një azil kërkues është gjetur i varur në portin më të madh të Greqisë, pak pasi që grupet humanitare kishin raportuar për depresionin në rritje në mesin e refugjatëve të ngujuar në Greqi.

Bëhet fjalë për një sirian 25-vjeçar, i cili u gjet i varur afër portave të nisjes së anijeve të udhëtarëve në Piraeus, jashtë Athinës, transmeto Express.

Atij iu gjeten letrat e refugjatit. Sipas gazetës Kathimerinj, ai i ka varur veten në një kioskë.