Vdes punëtori i Administratës së Kuvendit në vend të punës

Kronika March 27, 2017 - 10:30

Ka vdekur një punëtor i administratës së Kuvendit gjatë orëve të mëngjesit. Ekipi mjekësor ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Sipas mjekut kujdestar i cili ka folur për Gazetën Insajderi, ka thënë se punëtori i administratës ka vdekur në vendin e tij të punës.

Sipas po të njëjtit mjek, dyshohet se ka pasur sulm kardiak.