Sulmohet Teqeja e ‘Sheh Eminit’ në Gjakovë

Kronika March 24, 2017 - 18:11

Persona të panjohur kanë sulmuar Teqen e “Sheh Eminit” të tarikatit Sadi që gjendet në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, një javë më parë.

Rastin e ka konfirmuar shehu i kësaj teqeje, Sheh Ruzhdi Shehu.

“Po ka ndodhur një ngjarje në teqen tonë, para një jave përafërsisht dikund rreth datës 14 ose 15 të këtij muaji. Kemi vërejtur se diçka nuk është në rregull rreth Tyrbes tonë dhe kur kemi hy brenda kemi parë që ka pasur një tentim për ta djegur këtë tyrbe”, tha sheh Ruzhdi Shehu.

Ai tha se policia janë informuar për këtë incident.

“Djali im menjëherë e ka njoftuar policinë, në vend të ngjarjes kanë ardhur dy policë me uniformë dhe dy të tjerë civilë, i kanë kryer punët e veta dhe ne i kemi dhënë deklaratat tona”, shtoi ai.

Por Policia ka mohuar të ketë njohuri për një rast të tillë.

E kontaktuar përmes telefonit, zyrtarja për informim e policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj tha se policia nuk ka informata lidhur me këtë rast.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë informatë për të cilën ju flisni”, tha Lirije Podrimaj.

Kjo nuk është hera e parë që ky objekt i rëndësisë

Ndërkaq, shehu i kësaj teqeje theksoi faktin që në vitin 2014 ishin të kërcënuar për “zhdukje nga faqja e dheut” nga persona të cilët tashmë kanë një aktgjykim të plotfuqishëm.

“Në vitin 2014 jemi kërcënu me zhdukje nga faqja e dheut, në atë kohë e patëm lajmëru rastin dhe ata persona janë dënu nga gjykata”, tha sheh Ruzhdi Shehu. /Kallxo.com/