Nis rigjykimi i Oliver Ivanoviqit

Kronika March 24, 2017 - 09:59

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot ka nisur filluar rigjykimi i liderit të iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Ky rast është kthyer në rigjykim me vendim të  Gjykatës së Apelit në Prishtinë, e cila kishte përmbysur vendimin e shkallës së parë të gjykatës në Mitrovicë përmes së cilit Ivanoviq  u dënua me nëntë vjet burgim për krime lufte.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti,