Dëshmia e tmerrshme: Policët maqedonas kanë dhunuar seksualisht Elshanin e Grupit të Kumanovës?!

Kronika March 23, 2017 - 18:54

Në senacën e sotme gjyqësore kundër Grupit të Kumanovës, i akuzuari Bajram Elshani ka prezantuar dëshminë më të tmerrshme deri tani gjatë këtij procesi. Gjatë dëshmisë ai qartë ka aluduar se pas arrestimit në Kumanovë është dhunuar edhe seksualisht nga policët maqedonas edhe pse shkaku i turpit nuk ka treguar të gjitha detajet, shkruan Gazeta Lajm.

Përskaj shumë momenteve ç’njerëzore ai ka veçuar një rast, që për nga turpi nuk e ka treguar në detaje. “Më kanë shty në ËC, dy polic, njëri prej tyre është zhvesh …turpërohem të tregoj rastin, … ka qenë me uniformë të “Tigrave”. Unë sikur të isha terrorist nuk do të isha këtu. Por, fajtor jam vet që jam dorëzuar. Pastaj na kanë dërguar në gjykatë. Më shumë jam rrahur në objektin e gjykatës se sa në stacionin policor. Për mua, kjo jetë nuk është më interesant”, ka theksuar përgjatë dëshmisë së tij Elshani. Në pyetjen e avokatit mbrojtës, a ka dëgjuar krisma në stacion policor?! Elshani ka thënë se nuk është i sigurt. “Më duket se ka pasur krisma. Nuk jam i sigurt, ndoshta veshët më kanë bë”, është përgjigjur Elshani.