Arrestohen dy kosovarë në Serbi, transportonin drogë

Kronika March 21, 2017 - 16:10

Në vendkalimin kufitar në Kelebija në afërsi të Suboticës, janë konfiskuar 13 kg marihuanë dhe janë arrestuar dy persona, shkruan Radio Kontakt Plus.

Makina e ndaluar ishte me targa sllovene, ndërsa ngasësi i makinës, L.D, 42 vjeçar, ishte nga Prizreni.

Përveç shoferit, u arrestua dhe H.D, 45 vjeçar, po ashtu nga Prizreni, i cili është i dyshuar për organizimin e transportit të marihuanës.

Të arrestuarit janë ndaluar në paraburgim për 48 orë.