Mediat serbe: Sulmohen dy serbë afër urës së Ibrit në Mitrovicë

Kronika March 18, 2017 - 18:47
Dy serbë janë lënduar në veri të Mitrovicës pasi sipas informacioneve të para ata u sulmuan nga disa shqiptarë, raportojnë mediat serbe.

Incidenti ka ndodhur pak para orës 18:00 në rrugën Kolashin, afër 50 metra nga ura kryesore e Ibrit, transmeton lajmi.net

Plagë kanë marë dy serbë por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Qendrës Spitalore në Mitrovicë, Milan Ivanoviq ka thënë për Tanjug se ata kanë pranuar dy persona të lënduar në kokë, bëhet fjalë për PD (33 vjet) dhe B.Đ. (41vjet).

Kurse Policia e Kosovës nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. /Lajmi.net/