Aksion i madh policor në Haraçinë, arrestohet personi i afërt me LSDM-në

Kronika March 18, 2017 - 17:08

Një operacion i madh policor është zhvilluar dje në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku janë arrestuar disa shpërndarës të drogës, transmeton Gazeta Express.

Sipas disa burimeve jozyrtare të poratlit Press24, bëhet fjalë për një akcion të përgatitur gjatë, ku mbrëmë ekipe të policisë speciale kanë bastisur disa lokacione të dyshuara. Akoma nuk ka të dhëna se ka drogë është konfiskuar në këtë akcion policor.

Nga këto burime mësohet se bëhet fjalë për persona që kanë blerë drogë nga Haraçina që pastaj e kanë shitur në qytete tjera të Maqedonisë.Në mesin e të arrestuarëve gjendet edhe një person që është i afërt me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev./Gazeta Express/