Në Zveçan polici sulmohet me granatë dore në shtëpinë e tij

Kronika March 18, 2017 - 15:41

 

Në mesnatën mes së enjtes dhe së premtes persona të panjohur kanë hedhur një granatë dorë në shtëpinë e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, nga komuniteti serb.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Veliko Rudare të Zveçanit, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Gjatë shpërthimit të këtij mjeti është dëmtuar një xham i shtëpisë së viktimës, por nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Njësitet policore thuhet se janë duke hetuar rastin.