Tragjedi në familjen shqiptare. Djali vdes në aksident ditës e ditëlindjes

Kronika March 17, 2017 - 21:39

Aurelio Hasaj (foto)  është 16-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në komunën italiane Milazzo, në Messina.

Së bashku me një vajzë, bashkëmoshatare, shqiptari, udhëtonte me një skuter. Mjeti u përplas me një shtyllë, ndërsa 16-vjeçari u shemb dhunshëm në asfalt.

Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

Megjithatë, mjekët konfirmuan se nuk mundën ta mbanin në jetë të riun. Aurelio Hasaj vdiq gjatë operacionit.

Ndërsa vajza, P.G., ka marrë lëndime jo të rënda në hundë, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Një tragjedi për Aurelion që u nda nga jeta në një moshë kaq të e dhe për familjen e tij, që humbi djalin pikërisht ditën e ditëlindjes.

/Syri.net/