Zaev sot në pyetje para Prokurorisë Themelore Publike

Kronika March 17, 2017 - 09:24

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot duhet të del para prokurorëve të Prokurorisë Themelore Publike ku duhet të përgjigjet për zgjedhet e vitit 2014 për të cilat ka hapur hetim ky institucion që udhëhëhiqet nga Marko Zvërlevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Zaev së bashku me disa persona tjerë nga udhëheqësia e partisë kanë marrë thirrje për tu pyetur lidhur me fushatën parazgjedhore dhe mënyrën e financimit të fushatës.

Ai edhe vetë dje e ka konfirmuar ftesën nga prokuroria dhe ka thënë se do të jetë prezent.