Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin në mes të qytetit

Kronika March 17, 2017 - 09:22
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Rreth orës 7:25 në lagjen “Pavarësia”,  një mjet tip ‘Peugeot’ ka përplasur një këmbësor.

Këmbësori  është dërguar në spital ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit E. K banues në Vlorë.

Sipas një portali online vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.