Tė akuzuarit pėr vrasjen e tė fejuarės i vėrtetohen 23 vjet burgim

Tė akuzuarit pėr vrasjen e tė fejuarės i vėrtetohen 23 vjet burgim

SHPËRNDARJE

16 Mars 2017 • 15:27 •

 

Gjykata e Apelit e Kosovës  ka vërtetuar dënimin prej 23 vjetësh burgim, për të akuzuarin  J.J., i shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë.

Në këtë mënyrë kolegji penal i kësaj gjykate, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatit mbrojtës dhe prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të 18 nëntorit të vitit të shkuar.

“Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal”.

Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim  më të ashpër ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat  e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.

I akuzuari J.J. më 22.04.2014 në një apartament në Mitrovicë, e  kishte privuar nga jeta tanimë të ndjerën I.V. më te cilën kishte qenë i fejuar, duke i shkaktuar 76 plagë me thikë, me ç ‘rast viktima ka përjetuar dhembje të tej zgjatura që tejkalojnë dhembjet e zakonshme, me çka ka kryer veprën penale vrasje e rëndë e kryer në mizor, transmeton Klan Kosova.

Komentet

comments powered by Disqus