Arrestohen 7 persona për ndërhyrje në sistemin kompjuterik dhe klonim të kartelave bankare

Kronika March 16, 2017 - 15:06

 

Policia ka arrestuar shtatë persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ndry në sisteme kompjuterike dhe kanë bërë klonimin e kartelave bankare.

“Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 16.03.2016 në rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, (në shtatë lokacione), është realizuar operacioni policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë (7) personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Klan Kosova.

“Të arrestuarit janë R. D. i lindur  me 1998, F. XH. lindur  me 1996, E. A. i lindur  me 199, SH. J. I lindur  me 1987, SH. J. i lindur  me 1990, O. Z. i lindur  me 1995 dhe V. H. i lindur  me 1981”.

Policia ka sekuestruar këto prova material:            

1 pajisje për klonim të kartelave bankare
27 kartela bankare, dyshohen të falsifikuara
6 kompjuterë
11 telefona celularë
9 laptop
1 IPAD
7 USB
1 DVR
4 armë kalibrash të ndryshme
37 fishekë
4 hard disqe
8220 euro para të gatshme-dyshohet se rrjedhin nga veprat e lartcekura.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit, ndalohen për 48 orë në mbajtje policore, për të vazhduar me procedura të mëtejme gjyqësore.