Bëhet i ditur identiteti i personit të tretë, i arrestuar për plagosjen e Azem Vllasit

Kronika March 14, 2017 - 15:44

Gazeta Express, nga burime të saj merr vesh se i arrestuari i tretë për tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit është Arsim Ibrahimi i lindur më 06.07.1979.

Ibrahimi është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 nga Policia e Kosovës.

Seanca ndaj tre të dyshuarve, Murat Jashari, Avni Llumnica si dhe të arrestuarit të tretë Arsim Ibrahimit, është duke u mbajtur në këto momente në Gjykatën Themelore të Prishtinës.