I arrestuari i tretë për rastin e Azem Vllasit është 41 vjeçari A.I.

Kronika March 14, 2017 - 15:09

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka arritur që ta arrestoj edhe të dyshuarin e tretë me iniciale A.I, viti i lindjes 1976.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 policia ka arritur që ta arrestoj A.I, viti i lindjes 1976”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Express.