Varrosen prindërit dhe i biri pas aksidentit të Kaçanikut

Kronika February 26, 2017 - 17:44

Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tre viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Kaçanik, mes një veture dhe kampioni.

Në praninë familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit, dy prindërve dhe të birit të familjes Idrizi që humbën jetën në këtë fatkeqësi, njofton Klan Kosova.

Në ceremoninë e varrimit sipas zakonit është bërë falja e gjakut, familjes, Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin.

Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim.