Tiranë, qëllohet me grusht Kreshnik Spahiu

Kronika February 25, 2017 - 18:32

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu është qëlluar me grusht në protestën e opozitës që zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Autori është Flamur Pirraçi 34 vjeç nga Tirana. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, 34-vjeçari hyri në mes të turmës dhe goditi me grusht në fytyrë Kreshnik Spahiun.

Menjëherë kanë ndërhyrë protestuesit e tjerë që ndodhen në çadër si dhe policia, duke neutralizuar 34-vjeçarin.

Image

Image