Tiranë: Grabit zyrat e një kompanie interneti me armë lodër

Kronika February 24, 2017 - 23:43

Një tjetër grabitje ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.

Në rrugën Bardhyl një i ri ka hyrë me armë lodër në zyrat e një kompanie interneti.

Ai ka marrë shumën e parave të mbledhura gjatë ditës dhe është larguar.

Punonjësit nuk e kanë kuptuar se arma ishte false, gjë që është kuptuar më vonë nga pamjet e filmuara prej kamerave të sigurisë. /tch