Merr flakë një minibus afër ‘Menzës së Studentëve’ (Video)

Kronika February 20, 2017 - 16:29

Një minibus i tipit Volkswagen është djegur afër Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Minibusi është e parkuar në trotuar, kurse një person e ka fikur zjarrin me një bombol zjarrfikëse, raporton lajmi.net

Pasagjerët kanë arritur të dalin nga automjeti, duke mos pasur lëndime trupore.