Brenda 24 orëve, 36 aksidente në trafik

Kronika February 20, 2017 - 10:15
Brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 36 aksidente në trafik, e megjithatë asnjë nuk ishte me fatalitet.

Sipas raportit të policisë, aksidente me të lënduar ishin 17, ndërsa pa të lënduar 19, kështu gjithsej 36 aksidente.

Policia ka raportuar, se gjithashtu brenda këtyre 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 686 tiketa trafiku.