Vetëvritet në qeli 22-vjeçari

Kronika February 18, 2017 - 19:55

Një 22-vjeçar n i ka dhënë fund jetës duke varur veten në dhomën e paraburgimit në burgun 302 në Tiranë.

Napolon Luca ka ndërmarrë aktin ekstrem në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, por ngjarja është bërë publike vetëm pasdite.

I riu ishte arrestuar në datën 7 shkurt psi kreu vjedhje në një banesë.

Në paraburgim me të ka qenë edhe vëllai i tij. Por vetëm pak ditë më parë vëllai ka marrë masën, “detyrim paraqitje”, duke lënë qelinë.