Sherr në Snapchat për një vajzë, 19-vjeçari shqiptar ther me thikë një adoleshent

Kronika February 18, 2017 - 19:10

Femi Cela, 19 vjeç, banues në Selsdon, Londrën jugore, së bashku me 3 shokë të tij i kanë marrë jetën një 19-vjeçari pasi ai kishte ndërhyrë në çështjet dashurore të Celës dhe të dashurës së tij.

Andre Aderemi i cili aspironte të bëhej një rreper i njohur në të ardhmen, u rrah për vdekje me një shkop metali dhe u godit disa herë më thikë nga banda e shqiptarit.
Mjekët nuk mundën t’i shpëtonin atij jetën pasi kishte humbur shumë gjak dhe vdiq në momentin që do transportohej me helikopter për në spital.

Sherri midis adoleshentëve degjeneroi në konflikt fizik pasi ata kishin shkëmbyer video fyese në rrjetin social Snapchat, pasi e dashura e Celës, Chloe Jansen kishte miqësi disa vjeçare me Aderemin. Ajo ka rrëfyer se abuzohej shpesh nga Cela dhe kjo gjë nuk i pëlqente aspak mikut të saj të ngushtë, gjë që çoi në vdekjen e tij.
Aderemi jetonte me mamanë e ve dhe dy vëllezërit në Croydon, Londër.

Banda me në krye shqiptarin e ndoqi me makinë 19-vjeçarin në bllok pallatesh në Selsdon, Londër derisa të ishte vetëm dhe dy prej tyre, të dy të armatosur, zbritën për ta rrahur. Aderemi kishte kuptuar gjithçka dhe kishte nxjerrë nga xhepi një thikë për t’u përballur me ta e më pas kishte filluar të vraponte për të shpëtuar jetën e tij. Ai ishte rrëzuar dhe më pas adoleshentët e goditën në mënyrë të pandërprerë me shufra hekuri dhe thikë.

Sipas “The Sun”, ai e kishte plagosur Celën në shpinë me thikë, por nuk mundi të përballej edhe me shokët e tij.
Më shumë se 40 persona në park e dëshmuan të gjithë skenën makabër.
Cela dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij (Rodney Mukasa 20 vjeç, Ali Zahaëy, 20 vjeç dhe Jamell Lonergan 19 vjeç) janë vetëdeklaruar të pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aderemit.
Gjyqi pritet të vazhdojë dhe 6 javë të tjera./tvklan.al