Hetimet e para: Taksistët ilegalë thyen xhamin e autobusit të ri

Kronika February 18, 2017 - 17:12

Policia e Kosovës ka rënë në gjurmë të atyre që thyen xhamin e autobusit në Prishtinë. Ata janë taksisë ilegalë, të cilët s’janë pajtuar me vendimin e Komunës për të mos operuar në mënyrë ilegale. Zyrtarët e Policisë kanë thënë se janë punuar në arrestimin e të dyshuarve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Komuna e Prishtinës kanë tentuar të bëjnë fajtorë kundërshtarët politikë për thyerjen e një xhami të një autobusi të ri në Prishtinë.

Mirëpo, ata që e thyen xhamin e autobusit, sipas hetimeve të para të Policisë, janë shoferë të taksive ilegale në Prishtinë, shkruan express.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në arrestimin e të dyshuarve.

Sidoqoftë,  Ende askush s’është arrestuar pse ka thyer xhamin e një autobusi në qendër të Prishtinës. Askush s’është lënduar nga ky sulm derisa hetimet janë duke vazhduar në të gjitha pistat e mundshme.

Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Është thyer/dëmtuar një xham i një autobusi. Policia i është përgjigjur informatës dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjajres rasti është hapur për asgjësim apo dëmtim i pasurisë publike”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se hetuesit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e këtij sulmi.

Ndërkohë, zyrtarët e Vetëvendosjes, ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve politikë, se kanë gisht në thyerjen e xhamit.