Policia thotë se kryeshefi i ‘Trafiku urban’ po jep intervistë lidhur me xhamin e thyer të autobusit

Kronika February 18, 2017 - 16:11

Njërit nga 30 autobusët e rinj të “Trafikut Urban” që nisën dje qarkullimin në linjat 1 dhe 4, i është thyer xhami.

Thyerja e xhamit të autobusit sipas policisë ndodhi pak pas mesditës së sotme.

“Ju informojmë që me datën 18.02.2017 diku rreth ores 12:30 është pranuar informata për një thyerje të xhamit të autobusit të ‘Trafikut Urban’ në  Rrugën ‘Xheladin Hana’ – Prishtinë,” tha Bajram Krasniqi, njëri nga zëdhënësit e policisë, shkruan kallxo.com

Sipas njoftimit të policisë, i ankuari për thyerjen e xhamit me inicialet H. M. është në Stacionin Policor“Qendra” duke e dhënë deklaratën e tij, ndërsa njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Ndërkohe, bëhet e ditur se personi i cili është duke dhënë deklaratën në Polici e që ka njoftuar organet e rendit është kryshefi i “Trafiku urban”, Halil Mustafa.