Tentim vrasje në Gjilan

Kronika February 18, 2017 - 10:51

Dje në Gjilan është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë thikë, viktimën mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- njofton policia.