15 kosovarë ndalohen duke provuar të hynin ilegalisht në Kroaci nga Serbia

Kronika February 17, 2017 - 17:08

Policia kroate ka arrestuar tre qytetarë të saj të cilët futnin ilegalisht në Kroaci 15 qytetarë të Kosovës, të cilët u ndaluan dhe u rikthyen sërish në Serbi.

Kosovarët u futën në mënyrë ilegale në Kroaci nga Serbia, shkruan sot e portali kroat Narod.hr.

Zëdhënësja e policisë kroate, Kata Nujic i ka thënë agjencisë kroate të lajmeve Hina, se policia ka ndaluar të enjten në Autostradën A3 tri makina, të cilat voziteshin nga qytetarë kroatë 23, 24 dhe 34 vjeçarë. Ata transportonin 15 qytetarë të Kosovës, në mënyrë ilegale.

“Në kuadër të krizës së refugjatëve, policia është në aktivitet të rregullt për ndalimin e kalimit ilegal të kufijve”, ka thënë Nujic.

Qytetarët e Kosovës pritet të rikthehen në Serbi, edhe pse u mbajtën disa orë në stacionin policor të Slavonski Brod në Kroaci.