Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri

Kronika February 17, 2017 - 12:39

Një burrë vrau fqinjin e tij dhe më pas e vrau edhe gruan, ngjarje kjo që ndodhi në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së enjtes.

Ndonëse ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë akt makabër, GazetaExpress merr vesh se dorasi tashmë është arrestuar, ndërkaq është gjetur edhe arma më të cilën dyshohet se e kreu krimin.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Ai pranoi se viktima femër ishte gruaja e dorasit.

“Jemi ende në fazën fillestare për shkak se është një proces që di të zgjas, ajo çka deri tash është e njohur, është se dorasi ka kryer vrasje. E ka vrarë gruan e tij dhe një person tjetër  për të cilin nuk e ka vrarë atë afër, por e ka vrarë në një tjetër lokacion në zonën e atij fshati”, sqaroi Zahiti për Express.

Ai tha se ende nuk dihen raportet se çfarë kanë qenë mes tyre, ndërsa dy kufomat janë në obduksion në mjekësinë ligjore./GazetaExpress/