Vrasje e dyfisht në Vërnicë të Vushtrrisë, burri vret fqinjin pastaj gruan

Kronika February 17, 2017 - 11:09

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë.

Një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas ka vrarë edhe gruan në shtëpi.

Burime të Klan Kosovës, bëjnë të ditur se ai fillimisht kishte vrarë fqinjin dhe ishte munduar ta bënte vrasjen të duket si aksident me makinë.

Ndërkaq lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit, Zejnie Kela.

“Në vend të ngjarjes në makinë janë gjetur gëzhoja. Burri është vrarë në makinë e gruaja në shtëpi”, tha ajo.

Ajo ka thënë se arma me të cilët supozohet që është kryer vrasja është konfiskuar.