Arrestohen edhe dy kosovarė, korruptuan zyrtarėt zviceranė

Arrestohen edhe dy kosovarė, korruptuan zyrtarėt zviceranė

SHPËRNDARJE

16 Shkurt 2017 • 13:58 •

Rreth një javë pas bërjes publik të rastit të shtetasit zviceran me prejardhje kosovare që ka korruptuar zyrtarët e Zyrës për Migracion në Ticino, është zgjeruar rrethi i të arrestuarve.

Të mërkurën janë arrestuar edhe dy persona lidhur me këtë rast, duke e ngritur numrin e të arrestuarve në gjithsej 11, shkruajnë mediat zvicerane.

Të mërkurën, në regjionin e Bellinzona-s (kryeqyteti i kantonit Tiçino) janë arrestuar dhe marrë në pyetje një person 42 dhe një tjetër 32 vjeçar, bën të ditur Policia Kantonale, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një pronar dhe një drejtor të një firme ndërtimi, të dy me shtetësi kosovare.

Dy personat akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, për fajde të ushtruar shumëfish dhe për numër të madh falsifikimesh të dokumenteve. Ata kanë mbështetur po ashtu hyrjen ilegale dhe qëndrimin në Zvicër të shumë personave.

Policia deri të martën pasdite tashmë kishte iniciuar hetimet kundër nëntë personave. Ndërkohë hetimet janë zgjeruar edhe ndaj një personi 44 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, italiane dhe zvicerane.

Ai dyshohet t`i ketë nxitur dy personat e arrestuar të hënën që të bëjnë shkeljen e detyrimit për ruajtjen e sekretit zyrtar, përcjell albinfo.ch. Fjala është për një nëpunës 49 vjeçar të Zyrës për Migracion dhe një punonjësi 24 vjeçar të zyrës kantonale për ekzekutim. Por, pas marrjes në pyetje këta janë liruar.

Ndërkaq, Qeveria e Kantonit bën të ditur se një punonjës 28 vjeçar i Zyrës për Migracion në Kantonin e Tiçinos, arrestuar javën e kaluar, është suspenduar nga puna. Ndaj tij do të iniciohet një procedurë disiplinore.

Komentet

comments powered by Disqus