Këto janë provat që fundosën grabitësit serialë të bankave

Kronika February 15, 2017 - 17:28

Prokuroria ka grumbulluar prova të pakontestueshme në lidhje me arrestimin e grabitësve të bankave.

Burimet bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve të një ditë me parë,  u janë gjetur sasi të konsiderueshme parash të huaja, që i përkasin bankës që u vodh më 9 shkurt 2017.

Numrat e serisë së kartëmonedhave të bankave kanë qenë të regjistruara dhe kjo ka ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, prokuroria arrit që të zbulojë edhe fakte të tjera tronditëse.

Në banesat e autorëve të krimit janë gjetur edhe para që i përkasin bankës së grabitur më herët në aksin Tiranë-Rinas.

Këto prova implikojnë të arrestuarit në dy grabitjet e bujshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “Patrioti”, ranë në pranga Neim Avdulaj, ish-ushtar në forcat e Zall Herrit, Ditjon Memlika, ish-efektiv në forcat ushtarake, Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat dhe Fation Xhyliu, ish-polic privat në një kompani sigurie. dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. /Gazeta Shqip/