Kronika

Brenda vilës luksoze të shqiptarit, pjesë e grupit që vodhën 3,2 milionë euro në bankë (Video)

Brenda vilës luksoze të shqiptarit, pjesë e grupit që vodhën 3,2 milionë euro në bankë (Video)
15 shkurt 2017 • 16 : 32

Kjo vilë në foton më poshtë ndodhet në Fushë Prezë dhe është në pronësi të Admir Murataj.

Ky është një nga personat që Policia tha dje se është shpallur në kërkim si pjesë e bandës që grabiti 3.2 milionë euro të një banke të nivelit të dytë më 9 shkurt në Qafë Kashar.

Sipas “balkanweb”, shtëpia ka sistem alarmi dhe kontrollohet nga kamerat në çdo cep të saj.

Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në vitin 2015.

Ky i fundit iu ka rrëfyer fqinjëve se e kishte ndërtuar shtëpinë me të ardhurat e siguruara nga emigracioni dhe me ndihmën që i jepnin dy vëllezërit e tij edhe ata në emigracion, shkruan “bw”.

Fqinjët kanë pohuar se Murataj ka jetuar në këtë banesë në 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Në momentin që policia ka mësyrë në banesën e Murataj ka gjetur aty një person të pajtuar prej tij që të ajroste shtëpinë dhe të kujdesej për ullinjtë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ku tha se ishte telefonuar nga Murataj vetëm dy ditë më parë.

Admir Murataj rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013 bashkë me grupin e Ilir Kupës.

Ai vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash.

 

© zëri.info